Selvia Luxury Living

Selvia Luxury Living përfaqëson një mënyrë jetese luksoze në zemër të Tiranës. Rrethuar nga gjelbërimi dhe i ndërtuar me materialet më cilësore të gjeneratës së fundit, ky projekt rezidencial ofron apartamente unike që kombinojnë komoditetin modern me privatësinë dhe elegancën arkitekturore.


Vendndodhja

Godina ndodhet në Rrugën e Dibrës, një nga aksët kryesorë të kryeqytetit. Ky pozicion strategjik garanton qasje të menjëhershme në shërbimet urbane, institucionet dhe atraksionet kryesore të Tiranës, duke ofruar komoditet maksimal dhe vizibilitet të lartë.

Karakteristikat kryesore

  • 12 kate mbi tokë me apartamente luksoze

  • 3 kate nëntokë me garazh të projektuar për privatësi dhe lehtësi parkimi

  • Godina e ndarë në 3 blloqe me vetëm 3 apartamente për kat (mundësi konvertimi në 2)

  • Lartësi e brendshme e apartamenteve 3 metra

  • Vetrata të mëdha që ofrojnë dritë natyrale dhe hapësirë të bollshme

  • Tarraca të pasura me gjelbërim, të dizajnuara nga arkitektë peizazhi ndërkombëtarë

  • 3 hyrje të dedikuara dhe 6 ashensorë panoramikë

  • Shërbime të integruara: furrë bio, palestër moderne, spa & wellness

Cilësia e ndërtimit

Selvia Luxury Living është projektuar me standardet më të larta europiane:

  • Izolim termik dhe akustik sipas klasifikimit A+
  • Brise-soleil unik prej alumini, i trajtuar me vernik natyral rezistent, që mbron nga drita, pluhuri dhe krijon vetë-pastrimin natyror nga shiu
  • Mikroklimë natyrale: e freskët në verë dhe e ngrohtë në dimër
  • Fasada moderne e pasuruar me gjelbërim vertikal
  • Sisteme të integruara të filtrimit të ujit dhe kondicionimit të ajrit për rendiment maksimal dhe konsum minimal
  • Materiale premium të gjeneratës së fundit për përfundime të brendshme, me paketa të personalizuara finiturash

Arkitektura dhe dizajni

Projektuar nga arkitekti i njohur sicilian Antonio Iraci, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare dhe i vlerësuar nga Elle Decor, Selvia Luxury Living sjell një arkitekturë bashkëkohore dhe elegante. Dizajni i brise-soleil, gjelbërimi i integruar dhe vetratat e mëdha krijojnë një rezidencë të pakrahasueshme, duke e bërë ndërtesën një simbol të ekskluzivitetit dhe rafinimit në Tiranë.

Për kë është projekti?

Selvia Luxury Living është menduar për:

  • Individë dhe familje që kërkojnë apartamente luksoze me privatësi dhe komoditete të pakrahasueshme

  • Klientë që duan të jetojnë në qendër të Tiranës, por të rrethuar nga gjelbërimi

  • Personat që vlerësojnë arkitekturën unike dhe teknologjitë moderne në ndërtim

  • Investitorë që synojnë një pronë me vlerë të qëndrueshme dhe kërkesë të lartë tregu

Statusi i ndërtimit

  • Godina është në fazë ndërtimi

  • Përfundimi i punimeve pritet në fund të vitit 2025

  • Statusi i hipotekimit: Pa hipotekë