Diamond Palace
Diamond Palace është një nga zhvillimet më prestigjioze të Metro Design, i vendosur në zonën më elitare të kryeqytetit – ishBlloku. Ky projekt rezidencial dhe multifunksional është konceptuar për të ofruar një standard të ri jetese dhe pune, duke kombinuar arkitekturën bashkëkohore, cilësinë e lartë të ndërtimit dhe vendndodhjen unike.
Vendndodhja
Diamond Palace ndodhet tek Rr. Moskat, pranë sheshit Willson. Ky pozicion i privilegjuar ofron akses të shpejtë në restorante, qendra tregtare, institucione arsimore dhe kulturore, duke e bërë një destinacion ideal për jetesë dhe biznes. Vetëm 10 minuta larg nga qendra, ky projekt garanton rehati dhe lidhje të shkëlqyera me çdo pjesë të Tiranës.
Karakteristikat kryesore
- 9 kate teknike mbi tokë
- 2 kate nëntokë të dedikuara për parkim
- Dy hyrje të veçanta: një për rezidencat dhe një për zyrat dhe hotelin
- Tipologji apartamentesh: 1+1, 2+1, 3+1, duplex dhe apartamente me tarraca
- Tarraca me pamje panoramike nga qyteti
- Ambiente të përbashkëta elegante dhe të sigurta
Cilësia e ndërtimit
Diamond Palace është projektuar për të ofruar siguri dhe qëndrueshmëri afatgjatë:
- Izolim akustik dhe termik sipas standardeve europiane
- Strukturë antisizmike për siguri maksimale
- Materialet: fasadë termike e ventiluar me panele HPL , dritare termoizoluese S67, Sistem grilave te motorizuar M13800 termik. përfundime të brendshme premium
- Izolim akustik dhe termik sipas standardeve europiane
- Përfundime të brendshme me materiale premium të zgjedhura me kujdes
Arkitektura dhe dizajni
Projektuar nga Atelier4, Diamond Palace sjell një estetikë bashkëkohore që pasuron pamjen urbane të Tiranës. Organizimi i brendshëm i hapësirave është menduar për të optimizuar dritën natyrale dhe qarkullimin, duke krijuar apartamente funksionale, ambiente pune dhe hapësira hoteliere me standarde të larta.
Për kë është projekti?
Diamond Palace është zgjedhja ideale për:
- Familjet që kërkojnë hapësira moderne dhe një zonë të sigurt
- Profesionistët që duan të jetojnë në qendër të Tiranës
- Bizneset dhe investitorët që kërkojnë hapësira premium për zyra dhe hotel
- Investitorët që synojnë një pasuri me vlerë të qëndrueshme dhe potencial të lartë fitimi
Statusi i ndërtimit
- Projekti është në fazën e fundit
- Përfundimi i punimeve pritet në Dhjetor 2025
- Statusi i hipotekimit: Pa hipotekë
Shitet njesi sherbimi tek Diamond Palace
Leaf Healthy Living Store, Tirana, Tirana Municipality, Tirana County, Central Albania, 1060, Albania- 73.48 m 2
- Commercial
Shitet 3+1+2 tek Diamond Palace
Leaf Healthy Living Store, Tirana, Tirana Municipality, Tirana County, Central Albania, 1060, Albania- Beds: 3
- Baths: 2
- 171.23 m 2
- Apartment
Shitet njesi sherbimi tek Diamond Palace
Leaf Healthy Living Store, Tirana, Tirana Municipality, Tirana County, Central Albania, 1060, Albania- 35 m 2
- Commercial