Stairway to the Sky
Stairways to the Sky është një nga projektet më ikonike të Metro Design, konceptuar si një godinë biznesi me qira. Me hapësira moderne për zyra, njësi tregtare dhe një rooftop ekskluziv me bar, restorant dhe pishinë infinity, ky objekt sjell një standard të ri në tregun e real estate-it komercial në Tiranë.
Vendndodhja
Godina ndodhet në Rrugën Brigada e VIII, në Bllok, një nga zonat më elitare dhe më të frekuentuara të kryeqytetit. Vetëm 5 minuta nga Kryeministria dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Stairways to the Sky ofron vizibilitet maksimal dhe akses të menjëhershëm për klientë, partnerë dhe punonjës. Pozicioni strategjik e bën një adresë prestigjioze për çdo biznes.
Karakteristikat kryesore
- 13 kate mbi tokë me sipërfaqe totale 6,029 m²
- 4 kate nëntokë me 2,616 m² parkim dhe hapësira teknike
- Çdo kat zyrash me sipërfaqe 500–550 m²
- 2 katet e para të dedikuara për njësi tregtare dhe shërbime
- Rooftop ekskluziv me bar, restorant dhe pishinë infinity
- Ambientet e përbashkëta të organizuara me standarde premium sigurie dhe estetike
Cilësia dhe teknologjia
Stairways to the Sky është projektuar mbi standardet më moderne të ndërtimit dhe teknologjisë:
- Fasadë xhami me performancë të lartë për dritë natyrale dhe eficiencë energjie
- Izolim akustik deri në 42 dB
- Strukturë alumini ALUMIL me teknologji të fundit
- Sisteme të integruara ngrohje-ftohje, ventilim dhe ashensorë panoramikë
Arkitektura dhe dizajni
Projektuar nga arkitekti italian Nicola Ghilardi, Stairways to the Sky përfaqëson një arkitekturë bashkëkohore dhe elegante, duke sjellë një godinë që do të shndërrohet në pikë referimi të Bllokut. Hapësirat funksionale, fasada moderne dhe rooftop-i unik krijojnë një përvojë të plotë biznesi dhe argëtimi në një destinacion të vetëm.
Për kë është projekti?
Stairways to the Sky është menduar për:
- Kompani që kërkojnë zyra moderne dhe prestigjioze në zemër të Tiranës
- Biznese dhe marka që duan njësi komerciale me vizibilitet të lartë
- Operatorë të gastronomisë që synojnë rooftop-in si destinacion premium
- Investitorë që kërkojnë një godinë me potencial të lartë qiraje dhe stabilitet afatgjatë
Statusi i ndërtimit
- Godina është në proces ndërtimi
- Përfundimi i punimeve pritet në vitin 2026
- Statusi i hipotekimit: Pa hipotekë
Rooftop Stairways to the Sky
Rruga Brigada VIII, Ish Merkata, Njësia Bashkiake Nr. 5, Tirana, Tirana Municipality, Tirana County, Central Albania, 1001, Albania- 500 m²
- Commercial
Godine me Qira: Stairways to the Sky ne Bllok
Rruga Brigada VIII, Ish Merkata, Njësia Bashkiake Nr. 5, Tirana, Tirana Municipality, Tirana County, Central Albania, 1001, Albania- 6029 m²
- Office